Kosova

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës me vizë të falsifikuar

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”  i dyshuari me vizë hungareze të falsifikuar.

I dyshuari mashkull, K-Shqiptar, pas kontrollit të pasaportës ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vizë të falsifikuar të Hungarisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.