E-Diaspora
Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, ka ndaluar të dyshuarin D.R. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, duke vrarë bashkëshorten e tij në Gjermani.
Ekziston dyshimi i bazuar që më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R. dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tij të mitur, njëri i moshës 10-vjeçare, ndërsa tjetri 15 vjeç, thuhet në komunikatën për media, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, i njëjti pas arratisjes ka lënë pas vajzën e tij të mitur, të cilës nga autoritetet gjermane iu ka caktuar kujdestari ligjor.
I dyshuari pas arratisjes nga organet e ndjekjes, fëmijët e tij, të cilët kanë shtetësi gjermane, i ka mbajtur të mbyllur, duke paraqit rrezik të madh për ta. Nga autoritetet gjermane të dyshuarit i është marrë e drejta prindërore, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Essen, të cilin aktgjykim e ka njohur Gjykata Themelore në Gjilan.
Pas arrestimit të të dyshuarit, fëmijët janë strehuar përkohësisht në Strehimoren për Mbrojtjen e Viktimave, në Gjilan.
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion “Do të sigurohemi që FMX të mbetet konferenca kryesore në botë për gjeneratën e ardhshme të... -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit Një studim i publikuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në Zvicër ka vlerësuar se nisma... -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve -
Policia zvicerane zbulon zyrtarët me “superfuqi” për njohjen e fytyrave -
Buxheti rekord i BE-së














