Kosova
Arrestohet mërgimtari që kanosi gruan e tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar shtetas i Belgjikës, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë viktimën femër shqiptare shtetase e Belgjikës.
Ai është arrestuar pasi kërcënoi gruan e tij dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve, çifti ishte në prag të ndarjes, derisa kjo mund të ketë qenë si shkak i kanosjes së gruas nga burri i saj.
Në Kosovë, kohët e fundit është rritur dhuna ndaj grave, derisa së fundi është mbajtur edhe një protestë për t’i mbrojtur ato, sidomos kur lajmërojnë policinë.
Ato shpesh thonë se ndihen të kërcënuara, derisa nuk kanë edhe mbrojtjen e duhur nga Policia.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












