Lajme

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë

Policia e Kosovës minuta më parë ka arrestuar një shtetas çek.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, përcjell albinfo.ch.

 

“Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetrorë, sidomos identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, thuhet një njoftimin e tij.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot, më 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi i Çekisë me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe evropian, dhe i dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vjet, për vepër penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit, i njëjti dergohet në mbajtje.