Kosova
Arrihet marrëveshje: Ndërpritet greva në arsimin e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës në arsim.
“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi së bashku me kryetarin e SBASHK-ut dhe kryeministrin Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Më vonë, edhe kryeministri kosovar, Haradinaj, shkroi në Facebook se në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut përfunduan marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduan që mësimi të fillojë të hënën.
“Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar kryeministri. Greva në arsim ka filluar tri javë më parë, me kërkesën për rritje të koficientit për 30 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













