Shqipëria

Arrin në Shqipëri anija ukrainase me 6 mijë tonë grurë

Kjo është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Anija me 6 mijë tonë grurë që ishte nisur nga Ukraina, ka arritur sot në orën 08:37 në portin e Durrësit. Anija “Jaohar Ranim” ishte nisur nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Siç raporton Abc News, “Jaohar Ranim” është ngarkuar me grurë më 28 korrik, përcjell Albinfo.ch.

Kjo është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës.

Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi-Ukrainë, të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisë sërish eksportin e mijërave tonë drithërave.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit./Allbinfo.ch