Shkurt.ch
Asnjë pasagjer i vdekur në transportin publik gjatë gjithë vitit
Në fakt kanë vdekur 31 veta por pothuajse në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona që kanë hyrë pa të drejtë në stabilimentet e hekurudhës
Gjatë vitit 2016 në Zvicër nuk është shënuar asnjë viktimë në transportin publik. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur të vdekur në rrugë ose në hekurudha, shkruan srf.ch. Kanë qenë gjithsej 31 të tillë por pothuajse në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona që kanë hyrë pa të drejtë në stabilimentet e hekurudhës. Me fjalë tjera, në 157 aksidentet sa janë regjistruar gjatë vitit 2016 nuk ka vdekur asnjë pasagjer i transportit publik.
Këto shifra janë më të mirat prejse mbahen statistika të rregullta lidhur me aksidentet në transportin publik.
Ndërsa përveç 31 të vdekurve të përmendur ka pasur 97 veta që kanë pësuar lëndime të rënda.
Me rinovimin e mbikalimeve të shumta standardet teknike konsiderohen mjaft të larta ndërsa nevojë për përmirësim ka në sigurinë e punëtorëve
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













