Kosova
Astronomja nga Kosova prezanton doktoratën në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA
Përfshirja në botën e hulumtimit planetar pa dyshim se ishte një ëndërr për astronomen shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni, përcjell albinfo.ch.
Ajo para pak ditësh me krenari përfaqësoi hulumtimin e saj të doktoratës në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA, organizuar nga Shoqata Amerikane Gjeofizike (AGU) në San Francisko.
“Posaçërisht, krenaria më e madhe ishte përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje prestigjioze. Keep pushing boundaries, because your passion can turn dreams into reality. Faleminderit familjes, mentorëve, kolegëve, dhe të gjithë dashamirësve për vlerësimin dhe përkrahjen tuaj”, shprehet Pranvera.
Kujtojmë se Pranvera është kontribuese edhe në vendin e lindjes në Kosovë për fushën e astronomisë, ajo njëherësh është edhe themeluese dhe drejtoreshë e “Astronomy Outreach Kosova”, program me më shumë se 200 pjesëmarrës që punon për të ngjallur interesim për astronominë mes fëmijëve në gjithë Kosovën. Duhet theksuar se shoqata gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill














