Kosova
Atëherë kur plagët e një diplomate vlejnë më shumë se jeta e katër kosovarëve
Në të gjithë mediat që prej mbrëmjes së djeshme, po qarkullon lajmi se ambasadorja turke në Kosovës, Kivilcim Kiliç është përfshirë në një aksident tragjik në aksin Prishtinë-Gjilan.
Fillimisht jepen detaje për gjendjen e saj shëndetësorë dhe më pas kalohet në pjesën e dytë të lajmit. Dhe pjesa e dytë e lajmit është ky: Në aksidentin në fjalë paskan humbur jetën edhe tre shtetas të tjerë.
Në fakt, në çdo shkollë gazetarie mësohet se në krye të lajmit duhet të jetë fakti që kanë humbur jetën tre persona dhe andej nga mesi i tij thuhet se një ndër të plagosurit është pikërisht ambasadorja e Turqisë në Kosovë, shkruan ‘albue’.
Gjithashtu, duket se dikush është i interesuar që të mos japë të gjitha të vërtetat e këtij aksidenti duke mos thënë se në fakt ishte eskorta e ambasadores turke, e cila po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara ajo që shkaktoi aksidentin tragjik me tre të vdekur në Kosovë (më vonë ka vdekur edhe personi i katërt), përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga sa e ka praktikë, kësaj radhe Policia e Kosovës kursehet në dhënien e informacionit dhe mediat janë të detyruara t’i referohen burimeve dytësore siç janë dëshmitarët apo ndonjë polic që ka parë me sytë e tij se çfarë ka ndodhur!
Lajmi nuk ka kombësi! Aq më pak jeta dhe vdekja! Zoti i dhëntë forcë familjarëve të të vdekurve në aksidentin tragjik në aksin Prishtinë-Gjilan dhe i udhëzoftë autoritetet përgjegjëse që të mos vlerësojnë më shumë plagët e një diplomateje se sa jetët e tre kosovarëve!
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













