Kosova

ATK, rekord në mbledhjen e të hyrave

Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të parë që nga themelimi i saj, ku vlera e mbledhur e të hyrave deri më 27 dhjetor 2019 ka arritur në mbi gjysmë miliardi euro (501, 640,196), pra 48 milionë euro ose mbi 10 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimit të jashtëzakonshme të ATK-së në luftimin e ekonomisë joformale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

“Përkundër vështirësive që e sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, çdoherë duke respektuar kornizat ligjore”.

“Motoja e përgjithshme e punës sonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve”.