Kuriozitete

Audi A6 2019 bëhet më i fuqishëm

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline po vazhdon me risi.
Së fundmi ka njoftuar se është duke ofruar paketën e re për modifikimin dhe përforcimin e gjeneratës së re të A6-shit të Audit, në version Sedan dhe Avant.
Ky Audi A6 50 TDI me motor dizel është me kapacitet prej 286 kuajfuqi, ndërsa pas tretmanit nga ABT tani ai është me kapacitet prej 330 kuajfuqi, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 0.2 sekonda më shpejt.
ABT Sportsline, po ashtu, ka përforcuar edhe versionin me motor 3.0-litër V6 TFSI. ABT për këtë paketë të re ofron edhe garanci deri në katër vjet.
video


 Profili i kompanisë

  • Adresa: Maggenbergsstrasse1 1712 Tafers
  • Aktiviteti: Plâtrerie peinture
  • Tel: 079 129 56 66