Lajme
Digjen mijëra hektarë pyje në Australi
Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, temperatura të larta. Zjarret janë përhapur që nga shtatori, duke lënë të vdekur të paktën 28 njerëz, duke shkatërruar mijëra shtëpi e duke djegur miliona hektarë tokë
Është bërë e ditur se më shumë se 35 mijë hektarë pyje janë djegur të shtunën jo shumë larg kryeqytetit australian, Canberra, ndërsa zyrtarët u detyruan ta mbyllnin një autostradë të rëndësishme për shkak të rrezikut nga flakët.
Po ashtu, banorët e disa zonave përreth kryeqytetit u paralajmëruan nga autoritetet se tashmë është shumë vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim në këtë zonë, shkruan “BBC”.
Gjashtë zjarre afër rajonit New South Wales janë duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar, njoftuan zyrtarët, ndërsa meteorologët paralajmëruan mot të nxehtë dhe me erë gjatë fundjavës, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun e përhapjes së flakëve.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, nga zjarret në vendin e largët kanë vdekur së paku 33 persona, janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe janë djegur më shumë se 11 milionë hektarë sipërfaqe tokësore.
“Problemi që e kemi me zjarret është se ato vetë po i përcaktojnë kushtet e motit dhe bashkë me erën po forcohet intensiteti i flakëve”, tha komisionerja e shërbimeve emergjente, Georgeina Whelan.
Rreth 60 vatra të zjarrit po vazhdojnë të jenë aktive në rajonin New South Wales, ndërsa gjashtë prej tyre janë jashtë kontrollit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














