Lajme
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
Në qendrën kulturore Gang-Galerie St. Josef në Voitsberg, rreth 28 piktura të Haxhi Fejzullahit janë ekspozuar nën organizimin dhe mbështetjen e gazetarit të njohur austriak, Franz Taucher.
Në hapjen e ekspozitës, Taucher mbajti një fjalim ku shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e shumtë të artdashësve dhe theksoi mesazhin kryesor të ekspozitës, që është prezantimi i një arti të bukur dhe i një realiteti të ndryshëm nga ai i rajonit Weststeiermark, përmes teknikës së veçantë të autorit Haxhi Fejzullahi, i cili përdor edhe qymyr për të shprehur kontributin kulturor dhe artistik të shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë mirënjohës që Haxhi Fejzullahi është pjesë e komunitetit tonë,” u shpreh ai.
Ekspozita përfshin punime që pasqyrojnë jetën e autorit në vendlindjen e tij, Kosovë, si dhe përditshmërinë në Austri. Fejzullahi theksoi se ekspozita është një pasqyrim i jetës së mërgimtarëve, duke bashkuar motive dhe ngjyra që shpesh nuk janë të zakonshme në asnjë prej dy vendeve.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është të paraqes jetën e një mërgimtari – që gjithmonë e ka vendlindjen në mendje – në përballje me përditshmërinë në mërgim. Kjo shprehet përmes një bashkëdyzimi të ngjyrave dhe motiveve që shpesh nuk janë të zakonshme as në Kosovë, as në Austri,” është shprehur Fejzullahi.
Ekspozita u ndoq nga figura të shquara të politikës, artit dhe komunitetit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” Rina Lipa debuton në filmin kriminal britanik “A Gangster’s Life”... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













