Lajme

Austri, shpëtohen dy maqedonas nga një aksidenti i rëndë

Raportohet se një 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe djali i tij 22-vjeçar kanë pësuar një aksident të rëndë në shtetin Austrisë, por për fat të mirë thuhet se ata u shpëtuan për mrekulli, njofton albinfo.at.

Aksidenti në foton më poshtë ka ndodhur në autostrdaën austriake Innkreisautobahn (A8) pranë Weibern (rrethi Grieskirchen).

Mediat austriake shkruajnë se edhe pse makina e tyre u fut nën një rimorkio kamioni, ata shpëtuan me lëndime të lehta

Raporti mjeksor tregon se të dy janë liruar nga spitali pas trajtimit ambulator.