Lajme
Austria do të mbyllë kufijtë me Republikën Çeke dhe Sllovakinë në mesnatë
Mes numrave në rritje me COVID-19, Austria ka vendosur të mbyllë kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe Sllovakinë në mesnatën e së premtes.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer (ÖVP), bëri njoftimin të premten pasdite. Kalimet e vogla kufitare do të mbyllen plotësisht, ndërsa kontrollet fikse do të vendosen në pikat më të mëdha kufitare. Më parë, Austria kishte vendosur një seri kontrollesh, të cilat do të kontrollonin njerëzit në mënyrë të rastësishme, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
Më shumë se 10,000 u ndaluan në kufi siç raportohet të martën nga The Local Austria. Austria ka kryer më shumë se 770,000 kontrolle që kur rregullimi i detyrueshëm i karantinës hyri në fuqi më 19 dhjetor. Nga ata, rreth 10,000 njerëz – kryesisht shtetas të vendeve të treta – u është refuzuar hyrja në Austri. Rreth 55,000 nga ata që janë kontrolluar janë urdhëruar me karantinë në shtëpi.
Nehammer e përshkroi situatën në Sllovaki dhe Republikën Çeke si “jashtëzakonisht të tensionuar”.
“Në veçanti Republika Çeke ka një numër masiv të infeksioneve të reja me një incidencë shtatë-ditore prej 680 (për 100,000 njerëz) për momentin”, tha Nehammer.
“Për të mbrojtur njerëzit në vendin tonë, ne jemi duke mbyllur kufijtë në këtë pikë dhe duke kontrolluar çdo automjet kur hyn në Austri”, u tha tutje, përcjell albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja Industria farmaceutike, ndërtimtaria dhe hoteleria mbështeten kryesisht te fuqia punëtore nga Bashkimi Evropian, ndërsa arsimi dhe... -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit














