Lajme
Austria njofton edhe në gjuhën shqipe se si të kujdeseni nga virusi Korona
“Kjo iniciativë ka ardh prej departamentit të Vjenës të cilët kërkuan që përveç me shkrim të bëjmë edhe një njoftim me një video incizim”, thotë Bahri Troja për albinfo.ch
Virusi Korona është duke u përhapur më të madhe edhe në Austri. Fondi Austriak për Integrime (ÖIF) në kuadër të Ministrisë së Integrimeve ka lansuar një projekt informimi në 16 gjuhë të ndryshme ku informon komunitet se si të kujdesen ndaj virusit Korona. Informimi është edhe në gjuhën shqipe. Me anë të këtij projekti edhe komuniteti shqiptar që jeton në Austri mund të informohet në detaje dhe për të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me Covid 19, shkruan albinfo.ch.
Përveç se janë të shkruara, me një video prezantim, shqiptari Bahri Troja nga Salzburgu, koordinator i projekteve në ÖIF në koordinim me Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë në Austri këshillon shtetasit shqiptarë dhe njofton se si të kujdesen gjatë kësaj kohe të pandemisë.
“Kjo iniciativë ka ardh prej departamentit të Vjenës të cilët kërkuan që përveç me shkrim të bëjmë edhe një njoftim me një video incizim”, thotë Bahri Troja për albinfo.ch.
Ai tregon edhe qëllimin e këtij projekti: “Ky projekt është realizuar në 16 gjuhë të ndryshme. Ideja ka qenë që përveç shtetasve austriak, të njoftohen në gjuhën e tyre edhe komunitet që kanë më së shumti banorë në Austri. Duke qenë se edhe ne shqiptarët jemi me një numër të konsiderueshëm si komunitet, atëherë është përfshirë edhe gjuha shqipe. Qëllimi ka qenë që qytetarët në Austri të marrin informatat prej dorës së parë, pra prej shtetit austriak dhe jo prej personave apo faqeve nëpër internet që nuk janë kompetente”, shpjegon ai.
Çfarë mund të bëni, cilët janë hapat e duhur dhe informacionet e rëndësishme aktuale mund t’i gjeni edhe gjuhën shqipe duke klikuar këtu.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?
















