Lajme

Austri: Paketë prej 2 miliardë eurosh për të luftuar rritjen e kostos së jetesës

Austria zbuloi një paketë me rreth 2 miliardë euro të premtuara si një lehtësim për qytetarët.

Do të ketë ndryshime në kompensimin e udhëtarëve dhe rritje të investimeve në transportin publik, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa kostoja e jetesës rritet në Austri dhe Evropë në përgjithësi, qeveritë përpiqen të ndalojnë inflacionin dhe çmimet e energjisë. Austria zbuloi një paketë me rreth 2 miliardë euro të premtuara si një lehtësim për qytetarët.

Masa kryesore është ulja e taksave për gazin natyror dhe energjinë elektrike deri në fund të qershorit 2023, e cila pritet të kushtojë 900 milionë euro dhe duhet të ulë taksat me 90 për qind.

Për më tepër, do të ketë një rritje prej 50 për qind në kompensimin për udhëtarët dhe një rritje në “euro për udhëtarët”, e cila redukton taksat mbi të ardhurat me 2 euro për kilometër distancë midis vendbanimit dhe vendit të punës. Kjo do të kushtojë 400 milionë euro.

Paketa përfshin një investim prej 150 milionë euro në transportin publik, për të rritur ofertat dhe uljen e çmimeve. Megjithatë, qeveria nuk ka dhënë ndonjë detaj specifik për këto propozime.

Rreth 120 milionë euro do të shpenzohen për të ndihmuar kompanitë e vetëpunësuara, të vogla dhe të mesme, me kosto të lartë të karburantit të kalojnë në burime më të qëndrueshme të energjisë.

Së fundi, 250 milionë euro të tjera do të investohen në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli. /Albinfo.ch