Bota
Azilkërkuesit sulmojnë kalimtarë të rastit në Gjemani, rrezikojnë të dëbohen
Në Amberg të Bavarisë disa persona me origjinë të huaj kanë sulmuar kalimtarët në rrugë pa kurrfarë shkasi. Autoritetet kërkojnë dëbimin e tyre
Katër azilkërkues të moshës 17-19 vjeçare, me origjinë nga Siria, Afganistani dhe Irani kanë sulmuar fizikisht të shtunën në Amberg të Bavarisë shumë kalimtarë të rastit pa asnjë shkas dhe paralajmërim.
Të paktën 12 persona janë lënduar, shumica prej tyre lehtë. Të dyshuarit, të cilët sipas të gjitha gjasave në momentin e sulmeve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, janë arrestuar dhe po mbahen në burg, raporton DW.
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka dënuar ashpër këtë sulm. Seehofer tha se “Gjermania duhet t’i ashpërsojë ligjet për dëbimin e azilkërkuesve të dhunshëm. Ngjarjet në Amberg më kanë mllefousur tepër. Këto janë akte të dhunshme të cilat nuk mund të tolerohen”, deklaroi Seehofer për gazetën “Bild”. Sipas tij: “Nëse azilkërkusit kryejnë ndonjë vepër të dhunshme, ata duhet të largohen nga Gjermania. E nëse ligjet e tanishme nuk mjaftojnë, atëherë ligjet duhet të ndryshohen”, përcjell albinfo.ch.
Këto sulme i ka dënuar ashpër edhe shefi i sindikatave të policisë gjermane, Rainer Wendt. Ai ka kërkuar nga qeveria që të reagojë lidhur me rastin në Amberg. “Nuk është e mundur që të flitet “për përndjekje të personave të caktuar” vetëm kur këto vepra kryhen nga krahu i djathtë ekstremist”, theksoi Wendt. “Motivi i këtyre sulmeve është mosrespktimi i thellë i shtetit tonë dhe njerëzve tek të cilët këta persona kanë ardhur të jetojnë”, tha ai. “Këta katër persona mund të lirohen vetëm atëherë kur të kenë shkelur tokën e vendit të origjinës prej nga kanë ardhur”, theksoi Wendt.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













