Kosova
Kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga ‘lista e karantinës’?
Numri i infeksioneve në Kosovë ka rënë në 52 raste në 100 mijë banorë. Prandaj, do të ishte e pritshme që BAG të bënte veprimin e duhur: të nxjerrë Kosovën nga lista e karantinës
Kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka vendosur listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.
Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë në korrent me zhvillimet në ato shtete, Zyra Federale e Shëndetit publik (BAG) bën riaktualizimin ose përditësimin e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinës.
Që nga fillimi, në këtë listë qenë vendosur Kosova, Maqedonia, Serbia etj. Dhe kjo ishte korrekte, sepse muajt korrik dhe gusht kanë qenë, sidomos për Kosovën, muaj të shpërthimit të madh të koronavirusit.
Në këtë listë, deri para një muaji, nuk ndodhej Shqipëria. Ndërsa po atë ditë që u vendos edhe Shqipëria, listës së karantinës iu hoq Serbia, shkruan albinfo.ch. Të gjitha këto lëvizje janë bërë sigurisht, në përputhje me rritjen, gjegjësisht uljen e rrezikut nga infektimet në vendet përkatëse.
Por, gjatë disa javëve të fundit në Kosovë raportohet një zhvillim i kënaqshëmnë këtë drejtim, (për të mos thënë “pozitiv” për shkak të konotacionit që ka marrë së fundi ky mbiemër).
Madje, duke shikuar edhe vetë listën e BAG mund të shihet se atje në dy javët e fundit vlera e infeksioneve në 100 mijë banorë ka rënë ndjeshëm: Ajo nuk është më as 60, që do të mjaftonte për heqje nga lista e famshme e Zvicrës por, 52 raste në 100 mijë banorë.
Si rrjedhim, do të ishte e pritshme që BAG të bënte veprimin e duhur: të nxjerrë Kosovën nga lista e karantinës.
Ndërkohë, sa për rikujtim, janë një numër shtetesh dhe regjionesh, të cilat, edhe pse kanë kaluar numrat (60 raste në 100 mijë banorë), nuk janë futur në listën e karantinës.
Të shpresojmë se lajmi i mirë do të vijë sa më shpejt! Dhe, sidomos, na mbetet të shpresojmë se qytetarët e Kosovës do të arrijnë ta mbajnë këtë zhvillim dhe, mundësisht, ta ulin edhe më tutje: sigurisht, duke mbajtur disiplinën e kërkuar nga institucionet.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit












