Lajme

BAG raporton 2226 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, 2226 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 31,019, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 7.2 për qind.

BAG gjithashtu raporton 21 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin, 17 prej të cilave janë regjistrime të vonshme. 115 persona shtesë u shtruan në spital – 24 raste janë gjithashtu regjistrime të vonshme. /Albinfo.ch


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI