Kosova
Bahtiri merr një vendim të ri për hirë të bashkatdhetarëve
Bahtiri lejon bizneset të punojnë të dielave
Me këtë rast përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga kryetari Bahtiri të shqyrtohet edhe një herë mundësia që dita e diel të vazhdojë të jetë ditë pune, pasi që sipas tyre, ky vendim ka ndikuar keq në biznesin e tyre.
Ndërsa kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, përshëndeti të pranishmit, duke thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë me qëllimin e vetëm që punëtorët të kenë një ditë pushimi, ku mund të kalojnë kohën me familjet e tyre dhe të kenë një trajtim më të mirë.
Bahtiri, me qëllim që të mbështesë prapë bizneset, dhe duke marrë parasysh edhe fluksin e madh të mërgimtarëve, në mënyrë që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit, do t’u mundësojë bizneseve të vazhdojnë të punojnë përkohësisht të dielave deri në marrjen e një vendimi të përbashkët me ta, shkruajnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu kryetari Bahtiri kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore, të cilat e mbrojnë punëtorin, pasi që ky vendim ka ardhur pikërisht për të mbështetur të drejtat e tyre.
E-Diaspora
-
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind Kutia e parë nga diaspora i jep epërsi të thellë LVV-së, ndërsa procesi i numërimit pritet... -
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














