Lajme
Balerina nga Ferizaj diplomoi në “Joffrey” të Nju-Jorkut
Në kohë pandemie, balerina e talentuar shqiptare nga Ferizaj diplomoi në shkollën e njohur të Nju Jork-ut "Joffrey"
Femrat shqiptare të arsimuara mirë dhe të angazhuara në studimet e tyre kanë bërë hapat e tyre drejt triumfit në nivele ndërkombëtare, qoftë me shfaqjen e talenteve, qoftë në formimin intelektual e profesional, transmeton albinfo.ch.
Tashmë dihet se nuk janë të paktë femrat shqiptare që janë bërë të njohura për talentin e tyre nëpër skenat e ndryshme të botës. Së fundmi, listës së gjatë duket se do t’i shtohet emri i balerinës së talentuar kosovare, Etrita Abdullahu.
Sipas informacioneve, thuhet se ajo është diplomuar në mesin e 5 studentëve nga vende të ndryshme të botës në shkollën prestigjioze të baletit “Joffrey” në Nju-Jork.
Ajo është diplomuar në mesin e 5 studentëve nga vende të ndryshme të botës në shkollën prestigjioze të baletit “Joffrey” në Nju Jork. Ky vit pёr studentet ishte ndryshme, ceremonia e diplomimit nuk u zhvillua nё skenёn e shkollёs, përpara një publiku të gjerë dhe përpara familjareve.
Thuhet se Etrita u diplomua përgjatë pandemisë Covid-19, ajo dhe balerinёt e tjerё duke mos pasur mundёsi tё ngjiten nё skenё kanё pёrgatitur njё pjesё baleti. Nё videon e ndarё në faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo falënderon të gjithë mjekët dhe infermierët që u kanë ardhur në ndihmë qindra pacientëve të infektuar me Covid-19.
“Ne studentët që u diplomuam nga Joffrey Ballet School këtë të premte, kemi përgatitur këtë video për të nderuar punëtorët në gjithë botën që kanë punuar në vijën e parë të frontit gjatë kësaj kohe dhe vazhdojnë të punojnë për të luftuar virusin korona”, shkruan krahas videos së publikuar Etrita.
22-vjeçarja filloi të kërcejë kur ishte veçse nëntë vjeç. Ajo kërceu me Baletin Kombëtar të Kosovës për 4 vjet, ku bashkëpunoi me koreografë nga vise të ndryshme të botës. Pastaj u zhvendos përtej oqeanit në Nju-Jork, ku u pranua në shkollën e baletit Joffrey. Ky ishte viti i fundit atje, ku edhe arriti rezultate brilante si në pjesën teorike, ashtu edhe të lojës së baletit. /Albinfo.ch




Photos: @facebook Etrita Abdullahu
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve
















