Kuriozitete

Banesa që kushton 36.5 milionë dollarë

Apartamenti ndodhet në katin e 30 dhe ka është 625.6 metër katror, me një hapësirë ekstra jashtë apartamentit prej 315.8 metra katror

E pse të dalësh nga shtëpia jote, nëse kjo e fundit zë një hapësirë afro 935 metër katror? Bashkëthemeluesi dhe ish CEO i Uber, Travis Kalanick, ka bërë blerjen e apartamentit më të shtrenjtë në Nju-Jork për muajin gusht, sipas verifikimeve të “New York Times”.

Kalanick bleu apartamentin luksoz në lagjen Soho të Nju-Jork, me çmim 36.5 milionë dollarë.

E quajtur ‘Penthouse North’, në 565 Broome Street, ndodhet në katin e 30 dhe ka është 625.6 metra katrorë, me një hapësirë ekstra jashtë apartamentit prej 315.8 metra katrorë, transmeton Scan.

Apartamenti ka 4 dhoma të bollshme gjumi, 4-5 tualete, sallon gjigant dhe një pishinë me një pamje spektakolare të Manhattan, përcjell albinfo.ch.

‘Penthouse North’ raportohet të jetë shtëpia më e kushtueshme edhe për t’u mbajtur.

Taksat dhe mirëmbajtja mujore kap dhe kalon vlerën e 25 mijë dollarëve.

Edhe pse në vitin 2017, Kalanick ‘u nxor’ nga kompania e tij pas një stuhie skandalesh, duke filluar që nga ngacmimet seksuale e deri tek diskriminimi në vendin e punës, vitet e punë duket të kenë dhënë aq fryte sa për të pasur ‘një fund të lumtur’.