Lajme
Banka Botërore: Kosova ta ratifikojë Projektin për forcimin e sektorit financiar
Banka Botërore ka sugjeruar sot Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë Projektin për Forcimin e Sektorit Financiar për të kapitalizuar Fondin Kosovar për Garantim të Kredive në vlerë prej 25 milionë dollarësh, pasi kjo do të ndihmonte në përballimin e gjendjes ekonomike ndaj pandemisë COVID-19.
Në një postim në Facebook, Banka Botërore shkruan se për shkak të strukturës së ekonomisë së Kosovës, ndikimi i COVID-19 mbi ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është i ashpër.
Shumë ndërmarrje me më pak se 10 punëtorë, siç janë ato që ofrojnë shërbime hoteliere dhe argëtim, mirëpo edhe ndërmarrjet që eksportojnë, nuk janë të qëndrueshme dhe nuk mund të vetëmbrohen.
Banka Botërore përkujton se ka ristrukturuar Projektin për Konkurrueshmëri dhe Eksport në vlerë 15.3 milionë dollarë për t’i përkrahur më mirë këto ndërmarrje në përballimin e krizës, përmes granteve.
Po ashtu, Banka Botërore ka aprovuar në maj 2019 një kredi koncesionale prej 25 milionë dollarësh për Projektin për Forcimin e Sektorit Financiar, për të kapitalizuar Fondin Kosovar për Garantim të Kredive dhe për të lehtësuar qasjen e ndërmarrjeve në kredi komerciale.
“Mirëpo, meqë projekti ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, fondet nuk janë në dispozicion për qëllimin e tyre. Marrë parasysh ndikimin e pandemisë në ekonomi, është e nevojshme të mobilizohen këto fonde që kanë qëndruar të pashfrytëzuara që një kohë të gjatë”, thuhet në një status të Bankës Botërore, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













