Lajme
Banka Botërore miraton pako të re të ndihmës për Ukrainën
Raportohet se Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 530 milionë dollarësh për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës, teksa Kievi po përballet me pushtimin rus, përcjell albinfo.ch.
Më 1 tetor, Banka tha se pakoja e re sjell në total ndihmën për Ukrainën – që kur ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt – në 13 miliardë dollarë. Nga kjo shumë, 11 miliardë dollarë veçse i janë dhënë Ukrainës.
Drejtori për Evropën Lindore, Arup Banerji, tha se Banka Botërore vlerëson se Ukrainës do t’i duhen tri vjet për rindërtim dhe rimëkëmbje dhe mbi 100 miliardë dollarë.
Ndihma për Kievin vjen një ditë pasi Rusia zyrtarisht aneksoi edhe katër rajone ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga Moska, gjë që nxiti dënim nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se kurrë nuk do të pranojë aneksimet e paligjshme të Moskës dhe i bëri thirrje Perëndimit që të pranojë kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës mbrojtëse të NATO-s./ Radio Evropa e Lirë
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












