Shqipëria

Banorët braktisin shtëpitë, frikë nga tërmete të tjera

Durrësi ka qenë një nga qytetet më të dëmtuara nga tërmeti që shkundi disa herë Shqipërinë. Po në këtë qytetet frika është më e madhe dha ata kanë zgjedhur të kalojnë natën në shesh dhe jo në banesat e tyre.

Qindra qytetarë kanë strehuar në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile në fushën e stadiumit Niko Dovana. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e banorëve janë strehuar në çadra, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në qiell të hapur.