Lajme
Banorët e kësaj qyteze kërkojnë largimin e azilkërkuesve
Në Ter Apel, një lokalitet me 9 mijë banorë në veri-lindje të Holandës, rreth 500 persona mbajtën një protestë kundër qendrës së akomodimit të refugjatëve, duke kërkuar mbylljen e saj.
Azilkërkues të shumtë, të cilët nuk pranohen më nga qendra pritëse, kanë ngritur një kamp përpara saj dhe numri i tyre rritet dita-ditës.
“Arsyeja përse po protestojmë është se jemi ngopur me probleme, si vjedhjet nëpër dyqane. Njerëzit ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar pasi ata po hyjnë në shtëpitë dhe makinat tona. Mjaft më! Tani po shohim se azilkërkuesit po rrinë edhe përpara qendrës së tyre. Refugjatët e vërtetë, si ata nga Ukraina apo ata që ikin për t’i shpëtuar terrorizmit islamik, janë të mirëpritur. Por këtu kemi të rinj afrikanë që nuk mund t’i tolerojmë më”, u shpreh Eric Wessls, protestues kundër emigrantëve.
Në Holandë qeveria po has vështirësi në strehimin e emigrantëve për shkak të problemeve të bashkive dhe komunave ku ata po qëndrojnë, që kanë kapacitete të kufizuara.
“Qëndrova tre ditë, ishte shumë ftohtë. Natën e kaluar frynte një erë e fortë dhe na zuri gjumi vetëm pas orës 3 të mëngjesit. Nuk ndihemi të sigurt, sepse jemi jashtë qendrës dhe nuk kemi leje për të hyrë brenda saj”, tha Ibrahim Alfawal, refugjat sirian.
Refugjatët që jetojnë jashtë qendrës pritëse në Ter Apel janë rreth 700./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?











