Integrimi
Bardhyl dhe Maria Coli marrin çmimin “Hotelierët në ngritje” për sezonin 2017/2018
Bardhyli së bashku me bashkëshorten e tij Maria Coli kanë marrë çmimin e hotelierëve të vitit në ngritje(“Aufsteiger des Jahres”).
Në solemnitetin e mbajtur të hënën në kuadrin e vernisazhit të librit “Die 150 besten Hotels in der Schweiz 2017/2018” (150 hotelet më të mirë të Zvicrës 2017/2018) është shpërblyer edhe hotelieri i ri shqiptar Bardhyl Coli, njofton albinfo.ch. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij Maria Coli kanë marrë titullin e hotelierëve të vitit në ngritje (“Aufsteiger des Jahres”).
Bashkëshortët Coli njihen për menaxhimin e dy hoteleve luksoze në dy vende të ndryshme të Zvicrës, të destinuar për dy lloje turizmi. Gjatë dimrit ata janë në krye të hotelit “Waldhotel” në Davos, ku është përqendruar turizmi dimëror e i skitarisë ndërsa gjatë verës, çiftin Coli e gjejmë në krye të hotelit “Vitznauerhof” në Vitznau, buzë liqenit Vierwaldstättersee, në Zvicrën Qendrore .
Në të vërtetë, 80 për qind të personelit të d hoteleve ndërrojnë vendin e tyre të punës, varësisht nga sezoni, sqaron Bardhyli në një prezantim në portalin zentralplus. “Ne jemi si një familje, në mesin e 42 punëtorëve tanë, një numër janë çifte bashkëshortorë”.
Në këtë prezantim, Bardhyli 33 vjeçar ka treguar edhe për ambiciet e tij politike. “Kur shikon në të ardhmen, ai sheh edhe sfida. “Ne duhet që Vitznau-n ta bëjmë më të njohur dhe si bashkësi hoteliere të jemi një forcë politike”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Coli bën pjesë në FDP (Parti Liberale) dhe përpiqet që me zërin dhe votën e tij të luftojë për kushte më të mira në degën e hotelerisë. “Nganjëherë them se demokracia mund të funksiononte më shpejt”, shpreh dëshirën ai.
Drejtori më i ri i një hoteli luksoz në Zvicër
Bardhyl Coli është hotelier i diplomuar ndërsa punën dhe kualifikimin e tij në hotelieri, ai e ka filluar që nga viti 2000. Ky shqiptar 33 vjeçar, i ardhur nga Kosova në Zvicër si vogëlush 8 vjeçar, ka disa vite që është mjaft i pranishëm në mediat zvicerane si menaxher i suksesshëm hotelier, shkruan albinfo.ch. Para katër vitesh ai ka qe shpallur drejtori më i ri në Zvicër i një hoteli të kategorisë luksoze siç është Waldhotel në Davos.
E-Diaspora
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar Francë: Humb jetën mërgimtari pas një aksidenti fatal ...
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të Iranit Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e...
-
Zvicër: Mediat Sociale dhe telefonat, pothuajse një në tre të rinj është i varur prej tyre
-
Rreziqet e punës së fëmijëve në industrinë e çokollatës shkojnë përtej kakaos
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
-
Pse Zvicra gjermanisht-folëse mbetet prapa kur bëhet fjalë për “miqtë e nxehtësisë”