Tematike
Barometri i zgjedhjeve 2019: Zvicra po bëhet më e majtë dhe më e gjelbër
Qartas në anën e fituesve pritet të jenë GP dhe GLP. Kështu, GP me një rritje të pritshme prej 3.6% synon “rekordin” prej 10.7% në parlament
Barometri më i ri zgjedhor i porositur nga SRG dhe i realizuar nga instituti Sotomo, i fundit para zgjedhjeve parlamentare që në Zvicër mbahen më 20 tetor, parasheh një tendencë të elektoratit drejt të gjelbrës. Dhe me këtë trend lidhet edhe një lëvizje drejt të majtës. Kështu, përkundër faktit se Partia e Gjelbër (GP) që bën pjesë në kampin e majtë, pritet të rritet shumë, Partia Socialdemokrate (SP) humb fare pak.
Lëvizjet e kohëve të fundit në mbrojtje të klimës, dhe sidomos demonstrimi i mbi 100 mijë vetave nga fundi i shtatorit para godinës së Parlamentit në Bernë, janë tregues të këtij trendi.
Kjo rezulton me një ngritje prej 3 për qind të kampit të majtë, thuhet në barometrin e përmendur, shkruan srf.ch.
Paralelisht me lëvizjen në fjalë, kampi i djathtë me SVP-në dhe FDP-në, sipas disponimit aktual të zgjedhësve zviceranë pritet të humbasë 3.3 për qind të votave, transmeton albinfo.ch. Me këtë lëvizje do të zhbëhet rritja e të djathtës, e arritur në zgjedhjet e vitit 2015.
Ndërkaq, partitë që llogariten se i takojnë qendrës, sipas barometrit, pritet ta ruajnë pozicionin që kishin në zgjedhjet e kaluara. Por, kjo mund të vlejë vetëm nëse në këtë kamp llogaritet edhe GLP (Partia e Gjelbër Liberale), e cila pozicionohet si parti e qendrës së majtë. Dhe, si parti ambientale, ajo përfiton shumë nga lëvizjet aktuale në mbrojtje të mjedisit.
Ndërsa, e llogaritur si parti e qendrës, GLP pritet të “mbulojë” plotësisht humbjet evidente të dy partive të tjera të qendrës, CVP (Partia Popullore Kristiane) dhe BDP (Partia Qytetare Demokratike).
Qartas në anën e fituesve pritet të jenë GP dhe GLP. Kështu, GP me një rritje të pritshme prej 3.6% synon “rekordin” prej 10.7% në parlament. Ndërsa GLP pritet të ketë një rritje prej 2.7% për të arritur në 7.3% në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 20 tetorit 2019.
SP ndërkaq do të ketë një humbje prej 0.6% për të zbritur kështu në 18.2% të elektoratit zviceran.
Nga ana tjetër, humbje në krahasim me barometrin e shtatorit pritet të pësojë Partia Liberale (FDP), përcjell albinfo.ch. Me 1.2% më pak vota, ajo do të binte në 15.2%. Sipas Sotomo-s, humbjet e FDP-së shkojnë në konto të GLP-së.
Partia më e madhe e vendit, SVP (Partia Popullore Zvicerane) pas një trendi të rënies, ka filluar një ringritje të ngadalshme. Megjithatë, në mes të dy barometrave ajo ka rënë për 2.1%, gjegjësisht është ndalur në 27.3%.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor