Kosova

Barrierat kryesore me të cilat përballen bizneset kosovare

Olivera Ceni-Bardiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ishte e ftuar sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21.

Ceni-Bardiqi, tregoi dy barrierat kryesore me të cilat përballen bizneset kosovare.

“Në fakt edhe në raportet e rregullta, të cilat ne i publikojmë në Odën Ekonomike të Kosovës, informaliteti dhe konkurrenca jo lojale në vend, pasuar nga mungesa e sundimit të rendit dhe të ligjit në vendin tonë, janë top barrierat kryesore.”, tha ajo.

Ceni-Bardiqi gjithashtu tha se problem janë edhe moszbatueshmëria e ligjeve, mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe veçanërisht mos efikasiteti i gjykatave.

Si problem tjetër ajo theksoi edhe zbatueshmërinë e kontratave. “Problem është gjithashtu edhe zbatueshmëria e kontratave në kuadër të kësaj fushe. Kemi vështirësi të mëdha të raportuara nga ana e kompanive, të cilat kanë konteste të brendshme biznesore në rast të furnizimit, për shembull kur bëhet fjalë me kompani që marrin lëndën e parë ose furnizimin prej një kompanie tjetër dhe nuk ekziston një mekanizëm shtetëror, i cili i obligon bizneset të shlyejnë borxhin që kanë ndaj kompanive. Domethënë është problem vazhdimisht i theksuar, me të cilën pastaj bizneseve po u pamundësohet aktiviteti biznesor i rregullt, dhe sigurisht po ndikon në performancë tejet të ulët të bizneseve.”, tha ajo, transmeton rtv21.