Lajme
Barrikadat të hiqen me konsultime?
Barrikadat në veri të Kosovës do të mbesin aty të paktën deri sa në Kosovë të kthehen dy liderët e vendit, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se EULEX-i dhe KFOR-i në konsultim me institucionet e Kosovës kanë vlerësuar se nuk do të bëhet asnjë përpjekje apo aksion për heqjen e barrikadave në kohën derisa delegacioni i lartë kosovar po zhvillon takime në kuadër të sesionit të OKB-së në Neë York.
KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë.
Këta mekanizma ndërkombëtarë presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.
Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë kurrfarë ultimatumi për heqjen e barrikadave.
Ai e ka konfirmuar se misioni i NATO-së pret që të ketë konsultime politike për heqjen e barrikadave.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











