Shqipëria
Basha: “Rama 1”, qeveria e dështimit
Lulzim Basha tha se këto ishin vitet e ferrit për shqiptarët dhe se nëse zgjedhjet do të kishin qenë të lira Rama nuk do të ulej në postin e kreut të ekzekutivit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha në fjalimin e parë në Kuvend si kryetar i opozitës, ka kritikuar ashpër qeverinë “Rama 1” të cilën e ka quajtur të dështuar.
“Para 4 viteve, Edi Rama erdhi këtu si kryeministër dhe premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, ulje taksash, hapje të negociatave për anëtarësim, etj. Dje, fiks pas 4 vitesh rikthehet në të njëjtin vend pa mbajtur asnjë premtim me shpresën se koha amniston dhe se do t’ia hedhë”, ka deklaruar Basha, përcjell albinfo.ch.
Basha tha se këto ishin vitet e ferrit për shqiptarët dhe se nëse zgjedhjet do të kishin qenë të lira Rama nuk do të ulej në postin e kreut të ekzekutivit. “Kjo qeveri është e kapur nga krimi i organizuar. Qeveritë e huaja i dhanë ultimatum “Rama 1-shit” që të shkarkonte ministrin e Brendshëm, si person i lidhur direkt me qarqet e krimit. DASH e futi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave”, ka thënë Basha.
Më tej ai ka përmendur edhe refuzimin e vizës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe caktimin e Fatmir Xhafajt ministër të Brendshëm, kur vëllai i tij kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











