Kosova
Bashkatdhetarët dhe humanisti gjerman ndihmojnë QKMF-në në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar, Fahri Llugaliu, gjatë fundjavës kanë pranuar një donacion për këtë institucion shëndetësor, i ardhur nga Gjermania.
Një grup bashkatdhetarësh nga Gjermania kanë ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me pajisje dhe inventar të ndryshëm dhe karroca për persona me nevoja të veçanta, që do t’i dhurohen “Hendikosit”.
Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, kontingjenti me ndihma ka arritur në fundjavë, përcjell albinfo.ch.
Komuna ka njoftuar se iniciativa ishte e bashkatdhetarit Muhamet Stublla. Aksionin për grumbullimin e ka ndihmuar edhe bashkatdhetari Hetem Misimi dhe humanisti gjerman Bernhard Serwuschok.
Ndihmat ishin grumbulluar në Republikën Nidezasken të Gjermanisë.
Në shenjë falënderimi për kontributin në donacionin e dhuruar, kryetari i Podujevës, Agim Veliu nderoi me mirënjohje bashkatdhetarët Muhamet Stublla dhe Hetem Misimi si dhe humanistin gjerman Bernhard Serwuschok.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë