Zhvillim
Bashkatdhetari nga Holanda, dhuron 500 kompjuterë për shkollat e Mitrovicës
Fitim Ismajli dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, e cila parasheh donacionin prej 500 kompjuterësh që do t’i kompletonin kabinetet e informatikës për shkollat e Komunës së Mitrovicës
Bashkatdhetari nga Holanda, Fitim Ismajli, ka premtuar se brenda këtij viti do t’i sjellë rreth 500 kompjuterë, 300 prej tyre llap-topë, për të gjitha shkollat e Mitrovicës, ka njoftuar Zyra për media e kësaj komune.
Sipas këtij njoftimi bashkatdhetari Ismajli dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, e cila parasheh donacionin prej 500 kompjuterësh që do t’i kompletonin kabinetet e informatikës për shkollat e Komunës së Mitrovicës.
Ismajli ka thënë se kompjuterët janë dhuratë e shkollës “Norderpoort” nga Groningeni i Holandës, ku ai është drejtor. Ai tha se nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle janë fare mirë të njohur me situatën e vështirë në shkollat e Mitrovicës, andaj edhe janë shumë të interesuar që të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre kushteve.
“Kolegët e punës dhe nxënësit me prindërit e tyre tashmë janë mësuar se unë interesohem për donacione të këtilla për Mitrovicën, prandaj edhe vetë më ndihmojnë në këtë drejtim. Andaj falë punës dhe angazhimit edhe të kolegëve, jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti, do ti sjellim edhe 500 kompjuter në kompletimin e kabineteve të informatikës në shkollat e Mitrovicës, duke ndihmuar nxënësit dhe arsimtarët e shkollave të qytetit për aftësim në përdorimin e kompjuterëve”, ka thënë Ismajli, njofton Zyra për media e komunës së Mitrovicës.
Kjo nuk është hera e parë që Fitim Ismajli ka mbështetur shkollat e Mitrovicë me donacione të ndryshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












