Kosova
Bashkatdhetari nga Malisheva përsëri ndihmon familjet në nevojë
Sipas një komunikate të komunës, bashkatdhetari Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, dy muaj më parë ka ndihmuar 20 familje
Në pritje të festës së Bajramit, bashkatdhetari Muhamet Bytyçi nga Shkoza e komunës së Malishevës, përsëri është treguar solidar me familjet në nevojë.
Bytyçi është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka falënderuar për këtë gjest human, në këtë festë fetare, ku të gjithë që kanë mundësi duhet të tregohen humanë në raport me ata që kanë nevojë.
Mërgimtari Muhamet Bytyçi ka sjellë edhe një mijë euro, të cilat do t’u shpërndahen familjeve në nevojë, në prag të festës së Bajramit, dhe si zakonisht, mërgimtari Bytyçi zgjedh Komunën si institucion që organet kompetente të bëjnë shpërndarjen e këtyre të hollave për familjet që janë raste të rënda sociale, përcjell albinfo.ch.
Sipas një komunikate të Komunës, bashkatdhetari Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, dy muaj më parë ka ndihmuar 20 familje, ndërsa, edhe kësaj radhe do t’i ndihmojë disa nga familjet që kanë nevojë, dhe në këtë festë fetare të ndihen të barabartë me të tjerët dhe të kenë gjërat e nevojshme për të festuar.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm