Lajme
Bashkimi Evropian duhet të rishikojë anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE
U shpreh presidenti i PE-së, Sassoli
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19, po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.
Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit, sepse ne duhet ta rishikojmë këtë proces, ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.
Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.
Duke folur në këtë forum, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit.
Vuçiq përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, së cilës, sipas tij, të gjithë në BE i kishin premtuar hapje të negociatave për anëtarësim në rast të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, porse në fund BE-ja nuk e mbajti premtimin.
Ai tha se situatë e njëjtë është me Shqipërinë si dhe në të njëjtën gjë mund të kalojë edhe Serbia, për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.
“Dhe kur flasim për Serbinë, edhe pse duhet të themi se kemi bërë progres në agjendën e sundimit të ligjit dhe çështje të sundimit të ligjit, do të thonë ‘po është më mirë, por nuk është shumë mirë’ dhe pastaj dikush tjetër që s’ka rëndësi se kush, Rumania apo dikush tjetër, do të ketë diçka vërejtje për ne dhe, pse po e them këtë? Nuk jam fare duke kërkuar ndihmë, nuk po qaj për ndihmë, po them vetëm këtë që është e vërtetë”, tha Vuçiq.
Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Serbia në aspektin gjeostrategjik është shteti kryesor në rajon dhe se duhet shtuar përpjekjet për anëtarësim në BE.
“Ne shtetet e BE-së kemi nevojë më shumë për Serbinë sesa që Serbia ka nevojë për ne”, tha Orban duke rikujtuar se anëtarësimi i Serbisë ka ndikim pozitiv edhe në aspektin e sigurisë së vetë Bashkimit Evropian.
Gjatë diskutimit në kuadër të forumit, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi vendet e BE-së, të cilat, sipas tij, nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talibanët, njëjtë siç bënë disa shtete të treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me tej Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk mund të sillet sikur çështja e Afganistanit nuk është çështje më të cilën duhet të merret, pasi sipas tij, shtetet e BE-së kanë qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit.
Kjo kritikë nxiti reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë.
Ai tha se vendimi i vitit 2015 për të pranuar refugjatë nga Siria i kishte shkaktuar më së shumti telashe shtetit të tij, Greqisë, e cila sipas Mitsotakis, ishte viktimë e dështimit të vetë politikave të Bashkimit Evropian.
Kosovën në këtë forum e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë që aktualisht është edhe kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.
Përveç liderëve të Ballkanit, në këtë forum kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të shteteve të BE-së si dhe të strukturave të Bashkimit Evropian./REL
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













