Koronavirusi: çast pas çasti
Bashkimi Evropian ndihmon Ballkanin Perëndimor me 3.3 miliardë euro
Komisioni Evropian sot ka prezantuar paketën e ndihmës për Ballkanin Perëndimor.
Kjo paket, që përfshin asistencën financiare të BE-së dhe Kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, mbërrin shifrën prej 3,3 miliardë euro.
Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, kjo paketë ka për qëllim adresimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit si dhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Në komunikatën e Komisionit Evropian thuhet se, krahas kësaj, Komisioni Evropian më vonë gjatë vitit do të dalë edhe me propozimin për mbështetje afatgjate të rajonit, përmes investimeve në formën e një Plani Ekonomik të Investimeve.
Duke komentuar diskutimet e sotme në Kolegjin e Komisionit, presidentja Ursula van der Layen, ka thënë se BE-ja ka një përgjegjësi speciale për të ndihmuar partnerët në Ballkanin Perëndimor, në kohën e pandemisë pasi e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.
“BE-ja po mobilizon një paketë financiare duke konfirmuar solidaritetin tonë të fuqishëm. Së bashku do ta tejkalojmë krizën. Dhe përtej kësaj, do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë edhe në reformat që duhen në rrugën e tyre drejt BE-së. Dhe rimëkëmbja do të jetë e suksesshme vëtëm nëse vendet i kryejnë këto reforma”, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian.
Bashkimi Evropian ka rikujtuar vendet e rajonit të Ballkanit që të fokusohen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe dhënies së rezultateve në këto fusha.
Kjo porosi do të përsëritet edhe gjatë video konferencës së liderëve që do të zhvillohet më 6 maj, kur është menduar të zhvillohej samiti i Zagrebit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Nga ky samit do të përsëritet përkushtimi i BE-së për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit perëndimore dhe përfshirjen e tyre në nismat evropiane në shumë fusha, prej zhvillimit ekonomik e deri te masat për ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s














