Lifestyle

BBC sjell dokumentarin rreth skandalit të Weinstein

Transmetuesi publik britanik, njoftoi se planifikon që të realizojë dokumentarin definitiv rreth skandalit të producentit Harvey Weinstein. Regjinë e këtij dokumentari të BBC Two, do ta bëjë Ursula Macfarlane, përcjell albinfo.ch.

Dhe sipas BBC, dokumentari do të përmbajë intervista me shumë aktore që ishin mjaft të guximshme për të treguar përjetimet e tyre, e do të flitet edhe me gazetarë dhe personalitete të tjera në Hollywood.

Përpos që në dokumentar do të trajtohet mundësia se si Weinstein shfrytëzoi pushtetin e tij për të mbuluar gjurmët, në dokumentar do të flitet edhe për kulturën në ngritje të eksploatimit në Hollywood.

Dokumentari ka ndërmend që të ndriçojë seksizmin e rrënjosur thellë në industrinë e filmit dhe të ekzaminojë se si që nga themelimi i sistemit të xhirimeve në studio të ndryshme në vitet 30-a, përzierja mes parasë dhe pushtetit çoi tek abuzimi dhe eksploatimi.

Producenti hollivudian që nga shpërthimi i këtij skandali vazhdimisht ka mohuar akuzat ndaj tij. Ai madje thoshte se nuk ka asnjë rast me që gratë kanë refuzuar tentimet e tij dhe beson se të gjitha çfarë bëri ndodhën me pajtim të grave të përfshira.