Kuriozitete
BE kufizon përmbajtjen e rrjeteve sociale
Kjo marrëveshje përbën hapin më të madh në këtë fushë në 20 vjetët e fundit
Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të shtunën, e cila detyron platformat si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë përmbajtjen e dëmshme, sikurse gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës.
“Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
“Çka është joligjore jashtë internetit, do të jetë joligjore edhe në botën virtuale në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen.
“Një sinjal i fuqishëm për njerëzit, bizneset dhe shtetet në gjithë botën”.
Marrëveshja nënkupton që kompanitë duhet t’iu shmangen përmbajtjeve të dëmshme siç është dezinformimi për koronavirusin, si dhe duhet të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave sikurse pandemia.
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së tani duhet të miratojnë legjislacionin e ri, para se të nisë periudha tranzitore 15-mujore, e cila i hap rrugën zbatimit./rel
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












