Lajme
BE dhe Pfizer firmosin marrëveshjen për 1.8 miliardë vaksina të tjera
Të enjten, Bashkimi Europian dhe Pfizer/BioNTech kanë firmosur një marrëveshje për të marrë edhe 1.8 miliardë doza të tjera deri më 2023.
Në një prej pikave të kontratës theksohet se vaksina duhet të jetë e prodhuar në Bashkimin Europian, përfshirë edhe lëndën e parë.
“Me nënshkrimin tonë, kontrata e re ka hyrë tashmë në fuqi, një lajm i mirë për luftën tonë afatgjatë për mbrojtjen e qytetarëve europianë kundër virusit dhe varianteve të tij”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Deri më sot BE ka marrë mbi 201 milionë doza – 150 milionë prej të cilave nga Pfizer.
Kjo është kontrata më e fundit që u shtohet 2.3 miliardë dozave të porositura nga Brukseli nga kompani farmaceutike të ndryshme. Enti rregullator i barnave në Europë ka miratuar përdorimin e Pfizer/BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës Njësia kundër ngacmimeve në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) ka regjistruar më shumë se 140 ankesa... -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant? -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane -
Kush po udhëheq luftën në Zvicër kundër propozimit kundër emigracionit? -
Familjet në Zvicër kërkojnë mbrojtje më të mirë të mediave sociale












