Bota
BE-ja arrin marrëveshje për migrantët
Kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi në samitin që kërkonte një marrëveshje të gjerë në BE për trajtimin e azilkërkuesve për të shmangur një krizë politike në vend që mund të rrëzonte qeverinë e saj
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi migracionin pas gati 10 orësh bisedimesh në samitin e Brukselit.
Italia, pika hyrëse e mijëra emigrantëve, kryesisht nga Afrika, kishte kërcënuar të vërë veton ndaj përfundimeve të të gjithë agjendës së grupit nëse nuk merrte ndihmë për këtë çështje.
Bisedimet vazhduan në orët e hershme të së premtes para se të arrihej një kompromis.
Udhëheqësit thanë se qendrat e reja të emigrantëve mund të krijoheshin në vendet e BE-së në baza “vullnetare”, transmeton “Klan Kosova”.
Këto qendra do t’i shqyrtonin rastet me emigrantët për të përcaktuar se cilët janë refugjatë të vërtetë dhe të cilët janë “emigrantë të parregullt, të cilët do të kthehen”, thuhet në tekstin e marrëveshjes, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ishte e paqartë se cilat vende do të dilnin vullnetar për krijimin e qendrave.
Komunikata e përbashkët gjithashtu flet për kufizimin e lëvizjes së azilkërkuesve midis shteteve të BE.
“Pas këtij samiti evropian, Evropa është më përgjegjëse dhe ofron më shumë solidaritet”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte. “Sot Italia nuk është më vetëm”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi në samitin që kërkonte një marrëveshje të gjerë në BE për trajtimin e azilkërkuesve për të shmangur një krizë politike në vend që mund të rrëzonte qeverinë e saj.
Blloku është thellësisht i ndarë për çështjen e migracionit, me disa shtete të Evropës Qendrore që refuzojnë një skemë të BE për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.
Pas bisedimeve maratonike, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “Bashkëpunimi Evropian e ka mundësuar këtë”.
28 krerët e BE-së gjithashtu ranë dakord të forcojnë kontrollet e kufirit të jashtëm dhe të rrisin financimin për Turqinë dhe vendet në Afrikën e Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen Maratona e Gjenevës është në këtë fundjavë dhe TPG thotë se shumë rrugë të transportit publik...
-
Debati në Zvicër për pagat minimale
-
Komisioni i Këshillit Kombëtar ngadalëson financimin e pensionit të 13-të të AHV-së
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Partitë politike në Zvicër me propozime që të frenohet rrjta e kostove shëndetësore