Lajme
BE-ja ende nuk i zbaton preferencat tregtare për Kosovën
Bashkimi Europian ende nuk po e zbaton vazhdimin e preferencave tregtare per eksportet kosovare, pasi qe Parlamenti Evropian e ka aprovuar rezoluten per status preferencial te eksporteve kosovare. Zevendeskryeministrja dhe ministrja e Tregtise dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila, ka thene se pas disa ditesh bizneset kosovare mund te eksportojne ne vendet e BE-se pa pasur nevoje t’I nenshtrohen regjimit te taksave doganore.
Eksportuesit jane te bindur qe shume shpejt do te zbatohet vendimi. Shani Mullabazi, menaxher nga veraria “Stone Castle” Rahovec, konfirmon lajmin. Ai thote se ne momentin kur BE-ja e publikon vendimin ne gazetat zyrtare, menjehere fillon implementimi. “Nuk ka startuar vendimi ende, por eshte marre vendimi nga data 13 tetor, po ashtu do te behen edhe pagesat retroactive”, shprehet Mullabazi. “Per bizneset kosovare suspendimi I preferences tregtare nga janari I ketij viti ka paraqitur pengese te madhe, por mbi te gjitha Raporti I Progresit ka vleresuar se ka pasur ngritje edhe perkunder pengesave”, ka thene Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Ai ka thene se eksporti me Bashkimin Evropian ka pasur rritje, çka do te thote se me gjithe veshtiresite, ne kemi gjetur treg. Ndersa futja e preferencave tregtare ne zbatim per Kosoven, sipas Shahinit do t’I rrite mundesite dhe do te jete nje mundesi e mire dhe efektive per rritjen e eksportit, por kjo ende nuk ka ndodhur dhe pritet te ndodh.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google















