Bota
BE-së i duhen 3.8 milionë punëtorë
Bashkimit Evropian i mungojnë rreth 3.8 milionë punëtorë, më së shumti nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia si dhe teknologjia informative, kanë bërë të ditur të dhënat e fundit nga EUROSTAT-i.
Më së shumti, rreth 1 milion e 200 mijë punëtorë i kërkon Gjermania, ku nga janari i vitit 2020 do të hyjë në fuqi një mënyrë e thjeshtëzuar e miratimit të vizave gjashtëmujore, për ata që duan të kërkojnë punë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Kjo masë u referohet të gjitha vendeve jashtë BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
Krahas Gjermanisë, rreth 821.000 punëtorë të kualifikuar i kërkon Britania e Madhe, pasuar nga Çekia me 271.000, Polonia 156.000, Belgjika 149.000, Austria 126.000, Spanja 125.000, Suedia 103.000 si dhe Hungaria 87.000.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














