Kosova
BE-ja ndan 50 milionë euro kredi për Kosovën
Për menaxhimin e pandemisë COVID-19
Është bërë e ditur se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro kredi për Kosovën në kuadër të menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Tomáš Szunyog, duke shtuar se kjo është pjesa e dytë e vlerës prej 100 milionë eurosh, përcjell Telegrafi.
“Komisioni Evropian sot ka shpërndarë 50 milionë euro si kredi në kuadër të Ndihmës Makrofiskale. Tashmë 50 milionë euro janë distribuar në Kosovë, që është totali prej 100 milionë euro. Kjo tregon se BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet në Kosovë që të zbatojmë politikat për rikthimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, shkruan Szunyog.
Ndryshe, Kosova në muajin korrik të vitit të kaluar kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BE-në për një kredi prej 100 milionë eurosh.
Afati i kthimit të kësaj kredie është 15 vjet.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













