Bota

BE-ja të angazhohet pozitivisht për zhbllokimin e Brexit-it

Bashkimi Evropian po kërkon të mbyllë opsionet për t’i dhënë fund bllokimit të Brexit, tha të enjten nënkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik të Irlandës së Veriut (DUP).

Më parë, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se ai nuk ishte “shumë optimist” për gjasat që Britania të linte BE-në me një marrëveshje muajin e ardhshëm, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.

“Duket se disa brenda Europës kanë zgjedhur të mbyllin opsionet, në vend që të angazhohen në negociata pozitive dhe pragmatike”, tha Nigel Dodds në një deklaratë.