Lajme
BE kërkon sqarime urgjente për vonesën e vaksinës Johnson & Johnson
Komisioni Evropian ka thënë se po kërkon “sqarim urgjent” nga Johnson & Johnson pas njoftimit “krejtësisht të papritur” të kompanisë se po vonon vaksinat e saj në të gjithë Evropën pas shqetësimeve në SHBA për një numër të vogël të mpiksjes së gjaku, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
Pasi agjencitë shëndetësore amerikane rekomanduan shtetet që të ndalonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të martën, Johnson & Johnson thanë në një deklaratë se kishin qenë “duke shqyrtuar këto raste me autoritetet shëndetësore evropiane” dhe kishin “marrë vendimin për të vonuar në mënyrë proaktive shpërndarjen e vaksinave tona në Evropë.”
Një zyrtar i komisionit i tha Reuters se kompania kishte konfirmuar në një takim të premten se kishte për qëllim të jepte 55 milion doza në BE, siç ishte kontraktuar, deri në fund të qershorit.
Zyrtari tha se komisioni ishte “në kontakt me kompaninë” për të marrë sqarime, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













