Shqipëria
BE kundërshton idenë e Shqipërisë për shitje të nënshtetësisë në këmbim të investimeve
Sipas zyrtarëve evropianë rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsion
Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare.
Qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.
Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare.
Por Bashkimi Europian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se arte. Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të BE, lidhur me këtë nismë të qeverise shqiptare. Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian thotë se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.
“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsion përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët. Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, thotë Pisonero, transmeton Albinfo.ch.
Zëdhënësja e KE shprehet se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit. Ndërsa shton se Bashkimi Europian po monitorin qëndrimet e gjithë vendeve kandidate lidhur me procedurat e pasaportave.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve










