Lajme
BE: Ndalohet shfrytëzimi i naftës dhe benzinës nga viti 2035
Bashkimi Evropian ka njoftuar një sërë legjislacionesh për ndryshimin e klimës që synon ta shtyjë atë drejt qëllimit të tij për t’u bërë neutral i karbonit deri në vitin 2050.
Një duzinë projekt propozimesh, të cilat ende duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti i Bashkimit Evropian.
Ato përfshijnë plane për të taksuar karburantin e aeroplanëve dhe në mënyrë efektive të ndalojnë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë brenda 20 viteve.
Propozimet, megjithatë, ka të ngjarë të përballen me muaj negociatash.
Planet shkaktuan konflikte serioze në Komisionin Evropian, krahu administrativ i bllokut, ndërsa bëheshin ndryshimet e fundit, thanë burimet për agjencinë e lajmeve AFP.
Masat, të faturuara si plani më ambicioz i BE-së ende për të trajtuar ndryshimin e klimës janë quajtur paketa Fit për 55 sepse ato do ta vendosnin bllokun në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e tij të vitit 2030 për të ulur emetimet me 55 për qind nga nivelet e vitit 1990.
Deri në vitin 2019, BE-ja kishte ulur emetimet e saj me 24 për qind nga nivelet e vitit 1990.
Disa nga propozimet kryesore përfshijnë:
Kufizime më të rrepta të shkarkimeve të gazrave për veturat, të cilat pritet të përfundojnë në mënyrë efektive shitjet e reja të automjeteve me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035.
Një taksë mbi karburantin e aviacionit dhe një pushim tatimor 10-vjeçar për alternativat me karbon të ulët.
Një e ashtuquajtur tarifë kufiri karboni, e cila do të kërkojë që prodhuesit nga jashtë BE-ja të paguajnë më shumë për importimin e materialeve si çeliku dhe betoni./BBC
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













