Lajme
BE ndan mbi 410 milionë euro për Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën
BE do ta ndihmojë Ballkanin Përendimor me më shumë se 400 milionë euro për luftimin e koronavirusit, e më pas edhe rimëkëmbjen e ekonomisë pasi të kalojë kjo situatë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Twitter nga komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, shkruan lajmi.net.
Ai bëri të ditur se 38 milionë euro do të ndahen për mbështetje të shpejtë për shëndetësinë, teksa mbi 373 milionë euro të tjera do të alokohen për rikuperimin ekonomik.
“U kam shkruar ministrave të Ballkanit Përendimor për t’ia konfirmuar se ne qëndrojmë pranë tyre në luftimin e koronavirusit. Ne do të alokojmë fillimisht 38 milionë euro për ndihmë të shpejtë, e më pas 373 milionë të tjera për rikuperimin social dhe ekonomik”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












