Bota

BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen për Brexitin

Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May, do të shkojë të enjten në Bruksel me “sugjerime realiste” për mënyren se si të gjendet një rrugëdalje nga bllokada rreth Brexitit.

Tusk tha se BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen, tashmë të dakorduar, të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Tusk, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian që masa mbrojtëse në kufirin irlandez duhet të mbetet, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.

“Po pyesja se si duket një vend i caktuar në ferr, për ata që e promovuan Brexitin, pa pasur më parë ndonjë plan për mënyrën se si ta bënin atë në mënyrë të sigurt”, tha Tusk.

Ndkërkaq kryeministri irlandez tha se marrëveshja e Brexitit, të cilën e hodhi poshtë Parlamenti britanik, ka qenë “më e mira e mundshme”.